Tragjedi në Elbasan, i riu humb jetën në llixha

schedule07:15 - 16 Shtator, 2022

schedule 07:15 - 16 Shtator, 2022

Një 34 vjeçar është asfiksuar në ujërat termale të llixhave në Elbasan dhe për pasojë ka humbur jetën. Burime për ABC bëjnë të ditur se Alban Pashollari iu dha ndihma e parë në spital por nuk mundi të mbijetonte.

Mësohet se ai ka qenë në shoqërinë e një miku të tij. Ata kanë udhëtuar nga Tiranë, drejt Elbasanit dhe kur janë afruar pranë llixhave kanë hyrë për tu larë edhe pse vaskat ishin të mbyllura. Raportohet se dy të rinjtë i kanë hapur vetë rubinetat e vaskave për t’i mbushur ato me uji termal.

Fillimisht i riu nga Tirana ka humbur ndjenjat dhe është dërguar në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë.

/abcnews.al