Tragjedi në Çair të Shkupit: Humbin jetën dy vëllezër

schedule20:15 - 1 Qershor, 2019

schedule 20:15 - 1 Qershor, 2019

Dy punëtorë kanë humbur jetën në Çair të Shkupit, për shkak të shembjes së tokës teksa po hapnin një kanal në rrugë. Një person i tretë është dërguar në spital dhe gjendja e tij raportohet të jetë e mirë.

Tragjedi e rëndë në Çair.
Vëllezërit Abdulqerim dhe Mensur Mustafa, ndërruan jetë, pasi toka ku punonin u shemb dhe i përpiu.
Ekipime mjekësore kanë konstatuar vdekjen e tyre në vendngjarje, kurse personi i tretë arriti të shpëtojë për shkak se ka qenë duke e drejtuar ekskavatorin. Rastin e konfirmuan edhe autoritetet.

Marina Sotirovska, mjeke : “Gërmimi shkoi më rëndë, njëri prej të lënduarve ishte në vetëdije sepse kokën e kishte mbi dhe, kurse dy të tjerët ishin nën dhe”.

“Rreth orës 11.00 është paraqitur se në rrugën “Qemal Sejflulla” përballë ambulantes “Çair” gjatë hapjes së kanalit për rrjetë ujësjellësi me eskavatorë, ka ardhur deri tek rrëshqitje të tokës dhe tre persona kanë mbetur të përpirë. Dy nga tre personat që u zunë nga dheu kanë ndërruar jetë në vendngjarje, kurse i treti (54vjeçar) me veturë të ndihmës së shpejtë është dërguar në urgjencë”.

Personi i tretë është në gjendje të mirë dhe nuk ka lëndime serioze. Për rastin është njoftuar edhe  prokuroria, kurse prokurori kujdestar ka dalë në vendngjarje./ABC News Albania 24/7