Një ngjarje e rëndë ka tronditur botën e futbollit, në Gjermani, me anësorin e sulmit Agyemang Diawusie, të skuadrës së Kategorisë së Tretës, Regensburg, i cili ka ndërruar jetë në moshën 25-vjeçare, pas problemeve me frymëmarrjen.
Lajmi është konfirmuar nga skuadra gjermane, ndërsa në reagim shkruhej se ai ka ndërruar jetë për “shkaqe natyrore”. Ndeshja e tij e fundit ishte më 4 nëntor kundër Mynihut 1860, ku ai u zëvendësua në minutën e 39 pasi kishte probleme në frymëmarrje.
“Kë të martë, Jahn Regensburg mori lajmin e tmerrshëm se futbollisti ynë Agyemang Diawusie ka ndërruar jetë. Jemi të tronditur dhe thellësisht të pikëlluar nga kjo ngjarje”,- shkroi klubi gjerman për ngjarjen e rëndë.
Ndërkaq, kujtojmë se ky është rasi i dytë brenda një muaj e gjysmë, që një futbollist ndërron jetë nga problemet me frymëmarrjen apo me zemrën, teksa në vendin tonë rasti i fundit ishte ai i “fantazistit” ganez, Raphael Dëamena, i cili ra pa ndjenja në ndeshjen ndaj Partizanit dhe ndërroi jetë më pas në spital. /i.m /abcnews.al