Tragjedi në Bregun e Fildishtë, 13 të vdekur dhe 45 të plagosur në një aksident

schedule09:51 - 8 Shtator, 2024

schedule 09:51 - 8 Shtator, 2024

Të paktën 13 persona kanë humbur jetën në një aksident rrugor në Bregun verior të Fildishtë, si pasojë e përplasjes së një autobusi pasagjerësh  dhe një cisternë.

Aksidenti ka ndodhur të premten rreth orës 23:00 me orën lokale në autostradën A3 që lidh Bouake dhe Korchogo, dy qytetet kryesore në veri të vendit. Përplasja mes autobusit dhe cisternës ka shkaktuar një zjarr të madh.

Dyzet e pesë të plagosur, përfshirë 19 fëmijë, u transferuan në spitalet e qyteteve fqinje të Katiola dhe Niakara.

Aksidentet fatale të trafikut janë të shpeshta në Bregun e Fildishtë, për shkak të gjendjes së keqe të disa rrugëve, si dhe për shkak të mosrespektimit të rregullave të qarkullimit nga ana e shoferëve.

Çdo vit midis 1000 dhe 1500 njerëz vriten në rrugët e Bregut të Fildishtë, sipas ministrisë së transportit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!