Tragjedi në Berat, 4 vjeçari vdes pasi e kapi korrenti në parkun e qytetit

schedule10:22 - 22 Maj, 2020

schedule 10:22 - 22 Maj, 2020

Një 4 vjeçar ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në Berat pasi pati kontakt me rrymën elektrike në një ndër parqet e qyetit.

Abcnews.al mëson se vogëlushi ka ikur nga vëmendja e prindërve duke prekur një ndër telat që ushqente dritat e parkut duke ndërruar jetë.

Ai është dërguar mënjehëre në spital, por ndërhyrja e mjekëve ka qenë e kotë.

Pritet që policia të gjejë përgjegjësit e kësaj tragjedie pasi ndodh në një park, i cili është në çdo orë të ditës plot me fëmijë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!