Zakaria Bouziani, portieri 25-vjeçar i Mouloudia d’El Bayadh, një klub algjerian, ndërroi jetë së bashku me ndihmës trajnerin Khaled Zitouni pas përmbysjes së autobusit që transportonte ekipin në provincën e Tiaret.
Këtë e ka bërë të ditur televizioni shtetëror, duke cituar drejtorinë e mbrojtjes civile të Tiaret, duke saktësuar se nga aksidenti janë lënduar edhe tetë persona.
Sipas të njëjtit burim, Federata Algjeriane e Futbollit ka vendosur të shtyjë ndeshjet e kampionatit kombëtar të të gjitha divizioneve të planifikuara për në fund të kësaj jave./h.ll/abcnews.al