Tragjedi/ Babai pësoi infarkt pas debatit me djalin, i biri i jep fund jetës

schedule10:56 - 1 Maj, 2023

schedule 10:56 - 1 Maj, 2023

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 50-vjeçar, i cili prej dy ditësh u zhduk nga shtëpia, u gjet i vetëvrarë pak ditë pas vdekjes së të atit, i cili pësoi infarct, pas një debati mes të dyve.

Sipas dyshimeve të para, djali është vetëvrarë për shkak të ndjenjës së fajit, ndërsa mësohet se, pas vdekjes së babait të tij, ai në fakt ishte larguar nga shtëpia dhe ishte zhdukur.

Trupi i tij u gjet dy ditë më vonë në rrëzë të një shkëmbi në Pedesalto.

Komuniteti i Fonzaso është tronditur nga kjo ngjarje. Dy burrat lënë pas gruan dhe nënën e tyre, e cila brenda pak orësh humbi edhe bashkëshortin, edhe djalin e saj të vetëm.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!