Tre persona kanë humbur jetën në SHBA pas rrëzimit të një avioni të vogël.
Ngjarja ka ndodhur në jug të Virxhinias Perëndimore, ku pas rrëzimit të avionit kanë humbur jetën 3 personat që ndodheshin në bord.
Sipas mediave të huaja, Beechcraft C23 me një motor u rrëzua pasi u ngrit nga Aeroporti Fayette në Fayetteville rreth orës 11 të paradites. Autoritetet thanë se rrënojat u gjetën pranë një hambari në bashkësinë rurale të Lansing, rreth 80 kilometra në juglindje të Charleston.
Ndërkohë që trupat u gjetën brenda avionit.
Policia e shtetit identifikoi viktimat si Nick Fletcher, 38 vjeç; Michael Taphouse, 36 vjeç; dhe Ëesley Farley, 39. Të gjithë ishin nga zona Chesapeake, Virxhinia./abcnews.al