Në Gjykatën e Posacme, sot po zhvillohet seanca për masat e sigurisë të ekzekutuar për disa persona të akuzuar për trafikimin e 6 tonë kokaine nga vendet e Amerikës Latine. Para prokurorit Adnan Xholi dhe gjyqtarit Erjon Bani, kanë dalë të akuzuarit:
A. H. Artur Hoxhosmani, Klevis Hoxhosmani, Ermir Ndrejaj, Erjon Alibej, Plarent Dervishaj, Ilir Lloshi.
Një tjetër i dyshuar për të njëjtën çështje, Elidon Skendaj, ndodhet në kërkim dhe dyshohet të fshihet në Dubai.
Seanca shtyhet me një orë pasi avokatët kërkojnë kohë për t’u njohur me aktet hetimore.
Gazetarja Bleona Sari bëri me dije për ABC News se ky grup i strukturuar funksiononte me disa persona dhe vetëm gjatë 2020-2021 janë transportuar 6 tonë kokainë që kap vlerën e 411 milionë eurove. Lënda narkotike transportohej përmes paletave të drurit, thasëve me kakao apo kontenierëve me kakao. Më tej, Sari bëri me dije se komunikimet e bosëve të grupeve të drogës bëheshin përmes aplikacionit SKY ECC dhe sapo dyshonin se mund të linin gjurmë, ata thyenin celularët. SPAK ra në gjurmët e tyre pas komunikimeve me autoritetet franceze.
/ abcnews.al



