Trafiku rrugor në Shkodër, në hyrje dhe në dalje radhë të gjata makinash

schedule14:10 - 5 Gusht, 2019

schedule 14:10 - 5 Gusht, 2019

Në hyrje dhe në dalje të Shkodrës makinat qëndrojnë në radhë me orë të tëra. Kjo për shkak të fluksit qoftë nga dogana e Hanit të Hotit, dhe fluksit në drejtim të Velipojës.
Dalja dhe hyrja në qytetin e Shkodrës behet çdo ditë dhe më e vështirë.  Drejtuesit e mjeteve janë të irrituar.

Të evitosh fluksin dhe  të dalësh nga Shkodra duhet të gjesh rrugë alternative. Një e tillë është edhe segmenti që lidh lagjen Tepe me atë të Ajasë në Shkodër. Një rrugë e shkatërruar, me gropa të mbushura me ujë, por një mundësi për të mos mbetur me orë të tëra në trafik.

Problemi më i madh është tek Ura e re e Bunës. Kolona e automjeteve nis nga Muriqani. Asaj i shtohen mjetet nga qyteti i Shkodrës në drejtim të Urës së Bahcallekut për të vijuar drejt Velipojës dhe Lezhës.
Pritjet janë ekstreme sidomos gjatë orëve të paradites sidomos drejt Plazhit të Velipojës. Por pamje te tilla janë të përditshme pa dallim nëse është fundjave apo jo.

Simon Shkreli

Gazetar i ABC News, Shkodër

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!