Trafiku i rënduar në zonën Milot – Kashar, ministrja Balluku: Kemi zgjidhjen

schedule13:38 - 8 Gusht, 2023

schedule 13:38 - 8 Gusht, 2023

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Ballaku nëpërmjet një postimi në rrjetin social “facebook”, shkruan se tanimë ka një zgjidhje për situatën në zonën e Milot – Kashar, aty ku  numri i shtuar i vizitorëve, ka rënduar edhe trafikun.

Balluku njofton se ka nisur puna për të lidhur Shqipërinë Perëndimore nga veriun në jug me Korridorin Blu.

Numri i shtuar i vizitorëve në këtë sezon, padyshim ka rënduar situatën e trashëguar të ?trafikut në zonën?Milot – Kashar.
Lajmi i mirë është se tashmë ne kemi nisur nga ???puna për ta lidhur Shqipërinë Perëndimore nga veriu në jug me Korridorin Blu” shkruan ndër të tjera ministrja.

Postim i plotë:

 

???? ?????????!
Numri i shtuar i vizitorëve në këtë sezon, padyshim ka rënduar situatën e trashëguar të ?trafikut në zonën?Milot – Kashar.
Lajmi i mirë është se tashmë ne kemi nisur nga ???puna për ta lidhur Shqipërinë Perëndimore nga veriu në jug me Korridorin Blu.
• Thumanë – Kashar, punohet me ritme të shpejta, mbi 40% e volumeve.
• Milot – Thumanë
• Kashar – Lekaj
• Lekaj – Fier, janë tre kontratat që po lidhim për të nisur menjëherë nga puna.
• Milot – Balldren hapim garën e ndërtimit në vjeshtë.
• Murriqan – Lezhë është segmenti që na lidh me Malin e Zi. Aktualisht konsulentët e WBIF po hartojnë projektin paraprak, të cilin pritet ta dorëzojnë në Dhjetor 2023.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!