Trafiku i klandestinëve/Lihet në burg polici Adriatik Bakiasi

schedule16:39 - 20 Mars, 2018

schedule 16:39 - 20 Mars, 2018

Gjykata e Krimeve të Rënda la në burg efektivin e policisë Adriatik Bakiasi, i cili akuzohet nga prokuroria për dekonspirim të operacionet të kolegëve të tij. Sipas hetimeve, Bakiasi ka ndihmuar me informacione anëtarët e grupit kriminal që dërgonin në mënryë të paligjshme persona në Amerikë, Kanda dhe Britani të Madhe. Ai u prangos të dielën, pasi Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm dhe Ankesave, në ministrinë e Brendshme dyshonte se, njoftonte me anë të mesazheve në rrjtet siciale pjesëtarët e tjerë tjerë të grupit për lëvizjet e policisë.  Adriatik Bakiasi ka ushtruar detyrën polic i objekteve te Blloku i Ambasadave dhe ne komisariatin NR.3. efektivi akuzohet bashkë 39 të arrertuar të tjerë se kanë dërguar në mënyrë të paligjshme 1000 persona në SHBA, Kanada dhe Britani. /abcnews.al