Trafiku gjatë verës, Mitat Tola: Pushuesit të zgjedhin akset dytësore

schedule15:40 - 10 Qershor, 2019

schedule 15:40 - 10 Qershor, 2019

Duket se edhe në këtë sezon turistik, problemet e vitet të kaluar do të vijojnë të jenë të pranishme. Në një vezhgim të “Abc Neës” shihet se ka ende akse rrugore të papërfunduara në zonat bregdetare, ndërsa mungon edhe sinjalistika rrugore.

Për pushuesit në këtë sezon veror që kanë zgjedhur zonat bregdetare por, edhe qytetet historike, problem kryesor do të jetë mos përfundimi akseve rrugore pranë zonave turistike. Drejtori Policisë Rrugore Mitat Tola shpjegon se kausi në trafik dhe radhët kilometrike mund të shmanget nëse drejtuesit e automjeteve zgjedhin rrugët alternative.

 “Ajo që ne do të kërkojmë në vazhdimësi është zgjedhja në mënyrë të zgjuar e planifikimit të trafikut nga drejtuesit e mjeteve. Ata drejtues mjetesh që duan të shkojnë në Gjirin e Lalëzit ose në Durrës, mund të zgjedhin të ushtojnë në mënyrë krejtësisht dhe të qetë duke fituar edhe kohë duke përdorur autostradën e Elbasanit, të shkojnë në Peqin pastaj në Rrogozhinës”.

Sipas Tolës, policia e Rrugore ka hartuar planin e masave për mbarëvajtjen e sezonit turistik, ku aksi rrugorë më problematike është ai i Gjirit të Lalzit por edhe bregdeti i Durrësit.

Sinjalistikë horizontale e vertikale në zonat bregdetare mbetet problem për turistët e huaj e vendas./ABC News Albania 24/7