KAPSHTICË– Një 32-vjeçar është arrestuar për trafik të makinave të vjedhura nga Greqia në Shqipëri. Për këtë rast, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan-Korçë) ka pezulluar nga detyra katër policë, që punonin në pikën e kalimit kufitar në Kapshticë.
Sipas hetimeve, ata nuk kanë krye verifikimin e dokumenteve të automjeteve, të cilat 32-vjeçari i trafikonte nga shteti fqinj drejt Shqipërisë.
Autori i dyshuar për trafik është Maradona Cenolli, ndërsa policët e pezulluar janë Markelian Muarti, Stelio Lushi, Edison Mielli, Mariglen Azisllari. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 6 automjete të dyshuara të vjedhura, me vlerë 130 000 euro./ abcnews.al