Policia e Lushnjes ka proceduar një 54-vjeçar, pasi akuzohet se trafikonte mjete të vjedhura në vendet e BE-së.
Gjatë kontrollit të servisit në administrim të këtij shtetasi janë gjetur dhe sekuestruar 2 automjete tip “Benz”, të cilat nga verifikimet dyshohet të jenë vjedhur jashtë shtetit.
Njoftimi i plotë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Servisi”.
Trafikonte mjete të vjedhura në vendet e BE-së, procedohet penalisht 54-vjeçari, i cili i shiste këto automjete, në servisin që administronte.
Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 2 automjete të trafikuara, të dyshuara të vjedhura në vendet e BE-së.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Fier, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë policore se shtetasi T. M. kishte automjete të vjedhura jashtë shtetit, në servisin e tij të makinave, finalizuan operacionin policor të koduar “Servisi”.
Në kuadër të këtij operacioni u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprat penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, “Fshehja e të ardhurave dhe tatimeve” dhe “Mospagimi i taksave”, shtetasi T. M., 54 vjeç, banues në Lushnjë.
Gjatë kontrollit të servisit në administrim të këtij shtetasi janë gjetur dhe sekuestruar 2 automjete tip “Benz”, të cilat nga verifikimet dyshohet të jenë vjedhur jashtë shtetit.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
/abcnews.al