Trafikonte lëndë narkotike, “arrest me burg” për efektivin e “Shqiponjave” në Sarandë

schedule14:35 - 15 Qershor, 2021

schedule 14:35 - 15 Qershor, 2021

Është zhvilluar sot në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Sarandë, në orën 13:00 seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj shtetasi Lavdosh Metaj, efektiv i forcave “Shqiponja” të Sarandës.

38-vjeçari u arrestua tre ditë më parë nga Policia e Sarandës, pas një survejimi disa mujor për veprën penale trafikim i lëndëve narkotike. Prokurori i çështjes Lorenc Mërkuri kërkoi si masë sigurie “Arrest me burg”, ndërkohë që dhe gjyqtari Alban Veçani pranoi kërkesën e Prokurorisë.

Sipas burimeve, pasi gjyqi u zhvillua me dyer të mbyllura, Lavdosh Metaj nuk ka pranuar veprën për të cilën akuzohet, duke pretenduar se lënda narkotike e gjetur në shtëpinë e tij ishte për përdorim vetjak.

Avokati mbrojtës Gjergji Imeraj kërkoj në seancën gjyqësore masën e sigurisë arrest shtëpie ose garanci pasurore. Kërkesa këto që nuk u pranuan nga Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë.

Avokati mbrojtës, në prononcimin pas përfundimit të seancës gjyqësore u shpreh se vendimi i marrë do të apelohet. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!