Gjykata e Sarandës ka dënuar me 5.4 vjet burg ish-efektivin e forcave “Shqiponja” të Sarandës, Lavdosh Metaj.
Vendimi është dhënë pak ditë më parë nga gjyqtarja Suela Xhani e cila ka dhënë vendim për dënimin e tij me 8 vjet heqje lire, por në aplikim të gjykimit të shkurtuar i është ulur 1/3 e dënimit duke u dënuar përfundimisht me 5.4 vjet.
38-vjeçari u arrestua më 12 qershor nga Policia e Sarandës, pas një survejimi disa mujor për veprën penale trafikim i lëndëve narkotike.
38-vjeçari ishte oficer i Patrullës së Përgjithshme, forcat “Shqiponja” në Komisariatin e Policisë së Sarandës.
Gjatë kontrollit të banesës 38-vjeçarit iu gjetën dhe sekuestruarn lëndë e dyshuar kokainë në sasinë 5 gramë e ndarë në 11 doza./abcnews.al/