Trafikonin mëlçi dhe veshka, arrestohen 6 persona, mes tyre dhe mjekë kinezë

schedule19:55 - 27 Nëntor, 2020

schedule 19:55 - 27 Nëntor, 2020

Gjashtë persona, përfshirë disa mjekë, janë arrestuar në Kinë për marrje të paligjshme të organeve nga viktimat e aksidenteve.

Sipas mediave lokake, grupi kishte mashtruar familjet e të ndjerit duke menduar se po bënin dhurime zyrtare të organeve.

Midis viteve 2017 dhe 2018 ata morën mëlçitë dhe veshkat nga 11 persona në një spital në provincën Anhui.

Kujtojmë që Kina po përballet me një mungesë të madhe organesh dhe është përpjekur të plotësojë kërkesën përmes dhurimeve publike. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!