Autoritetet britanike kanë goditur një bandë kriminale shqiptare me bazë në Londër.
Ata përdornin kamionë për të transportuar emigrantë shqiptarë që hynin ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar, shkruajnë mediat britanike.
Tre anëtarë të grupit, Toni Liko, 42 vjeç, Klement Gjika, 44 vjeç dhe Stelian Bodnariu, 37 vjeç, të cilët kërkonin deri në 11 mijë paund për person, janë dënuar me gjithsej mbi 15 vite burg.
Toni Liko dhe Klement Gjika u dënuan secili me nga 5 vite e 8 muaj burg, ndërsa Stelian Bodnariu me 3 vite e 4 muaj.
Gjatë 18 muajve të funksionimit, banda kishte marrë në Londër të paktën 20 shtetas shqiptarë, megjithëse dyshohet se numri real është shumë më i lartë./abcnews.al


