Trafikoi tonelata të “zonjës së bardhë”, arrestohet “bosi” shqiptar i kokainës

schedule17:22 - 19 Shkurt, 2020

schedule 17:22 - 19 Shkurt, 2020

Policia italiane e Pordenones ka arrestuar një narkotrafikant shqiptar mbi të cilin rëndonte urdhri i arrestit europian për trafik ndërkombëtar të 120 kg kokainë me vlerë 120 milionë euro.

Ndalimi i 42-vjeçarit Alfred Arapi, u bë pas një kontrolli rrugor të Policisë së Pordenones. 42 vjecari i arrestuar nga skuadra e Policisë së Pordenone ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, urhdër i lëshuar nga shteti grek nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës, raporton abcnews.al.

Ai akuzohet se ka 1200 kg kokainë nga Amerika Jugore dhe qendrore me anije mallrash në periudhën midis shtator 2018 dhe janar 2020. Vlera e drogës kap shifrën e 120 milionë eurove.

Mediat italiane njoftojnë se sipas hetimeve shqiptari kishte disa kohë që ishte zhvendosur në Pordenone ku është bashkëpronar i një fabrike për rikuperimin dhe asgjesimin e materialeve me ngjyra.

Tashmë ai i është në pritje të dorëzimit nga shteti italian në shtetin grek.

Në Janar të këtij viti më shumë se 1 ton e 181 kg kokainë u sekuestruan në një super operacion në Greqi, ndërsa u vendosën në pranga tetë trafikantë, mes të cilëve 6 shqiptarë dhe 2 marokenë.

Ky operacion u zhvillua në bashkëpunim me DEA-n amerikane, si dhe autoritetet shqiptare në Agrinjo, pranë Patras.

Droga ishte fshehur në një kompleks dhomash plazhi të marrë me qira në fshatin Astakos pranë qytetit të Agrinjos.

Sipas medieve greke origjina e kokainës ishte nga Karaibet, ishujt Shën Vincent, ndërsa nga andej ishte transportuar me jaht drejt Greqisë nga ky grup kriminal, i cili drejtohej nga një shqiptar.

Ata kishin planifikuar që Greqia të ishte ndalesa e parë e kokainës, ku një pjesë do të mbetej në vendin fqinj, ndërsa tjetra do të shpërndahej, një pjesë në Europën Veriore dhe pjesa tjetër në Afrikën e Veriut.

Nga ky operacion u arrestuan:

Sandër Pema

Arbër Përdeda

Ergon Tusi

Erlin Zotaj

Lek Doda

Maksim Preçi

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!