Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Arrestohet ish truproja e Tahirit/ Në kërkim për trafik droge, Paul Deda prangoset në Francë

schedule14:10 - 1 Korrik, 2025

schedule 14:10 - 1 Korrik, 2025

Paul Deda, 50 vjeç, është arrestuar në Parisë të Francës, për shkak se ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Prokuroria e Posacme SPAK, për tragikim të lëndëve narkotike.

Paul Deda, ish-truproja e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, rezulton i përfshirë në dosjen “Shpirti”, për trafikun me gomone të ngarkesës prej 1 ton drogë drejt Barit të Italisë, rreth 10 vite më parë.

Hetimet kanë zbuluar se Paul Deda ka bashkëpunuar me shtetas shqiptarë dhe italianë për trafikimin e drogës së kultivuar në Shqipëri.



Njoftimi i policise: 

Kapet në Francë, pjesëtari i një organizate kriminale ndërkombëtare që akuzohet nga SPAK, për trafikimin e mbi 1 ton Cannabis, në Bari, nëpërmjet rrugës detare.

Si rezultat i sigurimit të informacionit nga struktura të specializuara të Policisë së Shtetit, dhe shkëmbimit të tij në kohë reale, nëpërmjet Interpol Tiranës, me homologët në Paris, në kuadër të kësaj faze të operacionit “The Wanted”, policia franceze lokalizoi dhe arrestoi me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasin shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, P. D., 50 vjeç.

GjKKO-ja i ka caktuar 50-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim parash, kryer në kuadër të organizatës kriminale.

Nga hetimet e kryera dyshohet se shtetasi P. D., në bashkëpunim me shtetas shqiptarë dhe italianë, kanë tentuar të trafikojnë në Itali, nëpërmjet rrugës detare, 1016 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa të kultivuar në Shqipëri. Sasia e lëndës narkotike u sekuestrua në Bari, nga Policia italiane, ku gjithashtu u arrestuan 2 pjesëtarë të kësaj organizate kriminale.

Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me homologët në Francë, për të finalizuar procedurën për ekstradimin në Shqipëri, të 50-vjeçarit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!