Trafikimi i qenieve njerëzore/ Balla: Shqipëria, jo në vendet me rrezik të lartë

schedule15:17 - 25 Korrik, 2024

schedule 15:17 - 25 Korrik, 2024

Shqipëria nuk përfshihet në vendet me rrezik të lartë për trafikimin e qenieve njerëzore. Ministri i brendshëm i është referuar raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit të këtij viti për Trafikimin e Personave në një prezantim të masave të ndërmarra.

Sipas të dhënave të Policisë së Shtetit, në gjashtë muajt e parë të këtij viti për veprën penale Trafikim i personave të rritur janë evidentuar gjithsej 9 vepra penale, të cilat janë zbuluar nga strukturat policore.

Departamenti Amerikan i Shtetit citon në raport se “Gjykatat në Shqipëri nuk dënuan asnjë trafikant për të dytin vit radhazi, krahasuar me 11 dënime në 2021”.

Por, në fokus mbetet bashkëpunimi ndërinstitucional dhe koordinimi i veprimeve me qëllim parandalimin e fenomenit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!