Trafikimi i 2.5 tonëve kanabis, SPAK kërkon 17 vite burg për ish-nënkomisarin e Fierit

schedule11:41 - 19 Maj, 2021

schedule 11:41 - 19 Maj, 2021

Prokuroria e Posaçme kërkoi dënimin me 17 vite burg për ish nënkomisarin e Policisë së Fierit, Festim Lelaj, i proceduar dhe arrestuar në 2017-ën për trafik narkotikësh në episodin e 2.5 tonëve kanabis.

Lelaj do të përfitojë ulje të dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar. Procesi për ish-nënkomisarin, i cili ka qenë një nga efektivët e implikuar në atë që u quajt kanabizim në vitet 2016-2017, u zvarrit për të paktën dy vite në Gjykatë.

Edhe SPAK ka hasur vështirësi ne ecurinë e procesit, kjo për shkak të ndryshimit të gjyqtarëve. Lelaj akuzohet për Trafikimi i narkotikeve’, në formën e posaçme te grupit te strukturuar kriminal, ‘Grup i strukturuar kriminal’ “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale.

Kujtojmë se prej gjysmë viti çdo lëvizje dhe fjalë e nënkomisarit Festim Lelajt dhe pjesëtarëve të tjerë të grupit të dyshuar për trafikimin e 2.5 tonëve kanabis ka qenë e survejuar. Grupi kriminal u mbajtnën survejim prej më shumë se 6 muajsh.

Ish-nënkomisari dyshohet se në vitin 2014, kur shërbente në Pikën e Kalimit Kufitar të Vlorës, kishte kaluar në bashkëpunim edhe me Aurel Lazen dhe Skënder Siqecan rreth 350 kg kanabis nga porti i Vlorës drejt atij të Brindisit.

Ky fakt doli gjatë hetimeve proaktive, ku Festim Lelaj kishte rolin e organizatorit në të dy rastet e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Hetuesit arritën ne përfundimin se nënkomisari i Policisë së Fierit kishte rolin e drejtuesit në grupin që trafikoi 2.5 tonë kanabis në janar të 2017 nga Porti i Durrësit në Ankona. Ngarkesa me drogë do të dërgohej drejt Gjermanisë, ndërsa kamioni me lëndë narkotike ishte vulosur në Portin e Durrësit si mall transit, për të mos u kontrolluar më tutje në portet Italiane. Drejtuesi i kamionit, Dhimo Koraj u progos nga autoritetet Italiane ndërsa automjeti ishte në pronësi të Demo Progonatit edhe ky i prangosur në vendin tonë disa kohë më parë. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!