Trafikanti tentoi t’i ikë policisë/ Karamuço: Plagosje e lehtë nga pakujdesia. Goditja me armë, për të neutralizuar lëvizjen e makinës

schedule17:25 - 22 Mars, 2024

schedule 17:25 - 22 Mars, 2024

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se rasti i mbrëmjes së të enjtes në kryeqytet, ku policia plagosi Enea Sulemjanin, i cili nuk iu bind urdhrave për të ndaluar, është një plagosje e lehtë nga pakujdesia.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Karamuço u shpreh se goditja me armë e efektivit, ishte për të neutralizuar lëvizjen e makinës, ku ndodheshin Sulejmani dhe dy të tjerë, në të cilën kishin fshehur 1 kg kokainë.

Sipas Karamuços, në raste të tilla duhet pasur kujdes, teksa nënvizoi se efektivët nuk duhet të qëllojnë me armë, kur personi nuk shfaq rrezikshmëri.

“Unë i jam referuar njoftimit që ka bërë Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, në të cilën thuhet që goditja me armë e policisë ndaj makinës, ka qenë për neutralizimin e lëvizjes së automjetit, jo të personave. Anti-droga nuk ka pasur si qëllim të qëllojë mbi individët për t’i neutralizuar që mos rrezikohej jeta e tyre, por me qëllimin për të ndaluar automjetin. Këtu kemi plagosje të lehtë nga  pakujdesia, mendoj unë. Unë e kam shumë mirë parasysh atë zonë, e di që aty është bërë një pedonale për kalim këmbësoresh, duhet të kthehesh mbrapa për të dalë prapë nga ajo zonë. Aty kanë shkuar agjentët dhe kanë rrethuar makinën.

Nëse ti ke pasur si qëllim që të qëllosh mbi drejtuesin e automjetit, është vrasje e mbetur në tentativë, po në kapërcim të kufijve të mbrojtjtes së nevojshme. Nëse ke dashur të qëllosh gomat e makinës, ke plagosje të lehtë nga pakujdesia. Kjo duhet të kualifikohet nga ana e prokurorisë, duke parë edhe kamerat e sigurisë. Protokolli i efektivëve të policisë, kanë nje plan vendosje, edhe të neutralizojnë personat, edhe t’i arrestojnë. Rregulli i artë është duke mbrojtur veten. Siguria jote në fillim. Ata e kanë ditur shumë mirë se ai do të marrë veprimin duke ecur mbrapa. Duhet të kishin pasur një plan vendosje më të mirë. Nuk mund t’i dalësh makinës, as para dhe as mbrapa.

Këto bëhen në akademinë e sigureisë, nuk bëhen në rrugë se rrezikohet jeta. Duhet të marrin masa për sigurinë e tyre, pastaj të neutralizojnë personat. Personat e arrestuar nuk kanë pasur armë, çfarë do ndodhte nëse do të ishte vrarë ai person? Do të ishte një ngjarje shumë e rëndë .Nuk qëllohet me pistoletë kur personi nuk shfaq rrezikshmëri, minimalisht me një armë zjarri. Makina nuk është përdorur për të shtypour policët, por për t’u larguar.

Këto hetohen nga ana e policisë të Tiranës, kryesisht njësisë anti-drogë. Mendoj se është mbikqyrur për një kohë të gjatë. Nuk e di pse nuk janë arrestuar ata që duhet ta merrnin. Ne akoma nuk arrestuar kokat e trafikut që sjellin drogën në Tiranë. Ne akoma nuk kemi bërë goditjet te kokat, që e sjellin nga Amerika Latine, Lindja. Nuk e kemi mbyllur ende rubinetin, po luftojmë pasojat dhe jo shkakun”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!