Trafik nga Ekuadori/ Mediat italiane: Sekuestrohen 148 kilogramë kokainë në Portin e Livornos, arrestohen tre shqiptarë

schedule22:07 - 12 Gusht, 2024

schedule 22:07 - 12 Gusht, 2024

ITALI- Një grup policësh dhe doganierësh nga Italia arritën të kapnin 148 kilogramë kokainë që fshihej në një kontejner që mbërriti në Portin e Livornos në bordin e një anijeje nga zona portuale e Guayaquil, Ekuador.

Ngarkesa e paligjshme ishte fshehur në një kontejner mallrash, i ngarkuar me banane. Sasia e lëndës narkotike shkruajnë mediat italiane mendohet se kishte për destinacion Zvicrën.

Për këtë, sipas mediave italiane, u arrestuan tre shqiptarë, të cilët tentuan të hynin në portin industrial të Livornos për të marrë lëndën narkotike.

Mediat fqinje shkruajnë se skaneri kishte zbuluar pakot e paligjshme të kokainës, e fshehur mes bananeve. Kjo sasi e drogës llogaritet të jetë më e madhja e konfiskuar ndonjëherë, në Portin e Livornos./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!