Trafik klandestinësh dhe ilaçesh, goditet banda italo-shqiptare, të përfshirë edhe mjekë. Sekuestrohen 500.000 euro

schedule14:50 - 10 Qershor, 2022

schedule 14:50 - 10 Qershor, 2022

Policia dhe Karabinierët e Bergamos, në bashkëpunim me policinë shqiptare, po ekzekutojnë 8 masa sigurie ndaj një grupi të përbërë nga italianë dhe shqiptarë.

Akuzat ndaj tyre janë emigracion i paligjshëm, mashtrim kundër sistemit kombëtar shëndetësor, korrupsion, trafikim ilaçesh kontrabandë.

Operacioni po zhvillohet në koordinim nga Eurojust, e cila ka ngritur një ekip të përbashkët hetimor si në territorin italian, në provincat e Milanos, Kremones, Monzas dhe Brianzaz si edhe në Shqipëri.

Sipas mediave italiane policia ka sekuestruar mbi 500.000 euro nga llogaritë bankare të të dyshuarve dhe ilaçe në vlerë prej rreth 20.000 euro.

Të arrestuarit, me bashkëpunimin e mjekëve dhe infermierëve, dyshohet se u kanë ofruar shtetasve shqiptarë një sërë shërbimesh mjekësore të shtrenjta dhe të panevojshme, të cilat do t’i lejonin ata të hynin ilegalisht në Itali.

Hetimi në fakt ka dokumentuar çështjen e certifikatave mjekësore të rreme që vërtetojnë nevojën e shtetasve shqiptarë për kujdes urgjent dhe jetëshpëtues në Itali, gjë që i lejonte ata të hynin në vend.

Mjekët e korruptuar do të merrnin para në këmbim ose shërbime seksuale. Sipas akuzave, të dyshuarit janë përfshirë edhe në trafikun e ilaçeve të marra ilegalisht nga sistemi kombëtar shëndetësor italian dhe të shitura në Shqipëri.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!