Në një operacion të përbashkët të forcave policore të Francës, Spanjës dhe Turqisë, u arrestuan 42 persona të dyshuar për kontrabandë të sasive të mëdha të kanabisit në të gjithë Europën Perëndimore, si dhe për trafik heroine në BE.
Në operacion u arrestua edhe kreu i bandës, i cili ndodhej në Spanjë me identitet të rremë, sipas një njoftimi të Europol.
Gjithashtu, 28 kontrolle u kryen në disa lokacione në Granada, Malaga dhe Sevilje, si në ndërtesa banimi ashtu edhe në objekte të prodhimit të drogës./abcnews.al