Në prag të festave të fundvitit trafiku në Tiranë është kthyer në shqetësimin e drejtuesve të automjeteve.
Paraditen e së enjtes në shumë rrugë të kryeqytetit ka qenë e pamundur të lëvizje.
As policët e qarkullimit rrugor nëpër kryqëzimet kryesore nuk ja kanë dalë dot të lehtësojnëe kaosin e krijuar.
Qarkullimit të rënduar duket se nuk i dha zgjidhje as urdhri i marrë pak ditë më parë nga kryebashkiaku Erion Veliaj për ndalimin e qarkullimit të automjeteve të tonazhit të rëndë këto ditë festash.
Problematike paraqitej situata edhe përpara vetë Bashkisëe së Tiranës./abcnews.al