Trafik i rënduar në Tiranë, kryeqyteti “pushtohet” nga emigrantët, shtim automjetesh në rrugë

schedule17:14 - 28 Dhjetor, 2020

schedule 17:14 - 28 Dhjetor, 2020

Nga Xhensila Kodra

Ardhja e emigrantëve ka bërë që në festat e fundvitit të ketë një fluks të shtuar të automjeteve. Nga vëzhgimi që ne kemi kryer në disa zona të ndryshme të kryeqytetit, duket një trafik i rënduar. Ndërkohë që në rrugët kryesore, e sidomos në kryqëzime, ka një numër të shtuar të punonjësve të Policisë Rrugore për të menaxhuar trafikun.

Që prej 5 ditësh, efektivët e Policisë së Shtetit kanë dalë në gatishmëri të përforcuar. Ata të rendit janë vendosur në disa zona të Tiranës, e kryesisht në ato rrugë qarkullimi i automjeteve është më i lartë.

Ora shënon 12 e 56 minuta. Momentalisht në ndodhemi në zonën “Vasil Shanto”. do të shohim se për sa minuta do t’i duhet një automjeti të kalojë deri në rrugën e Elbasanit.

Në një kilometër e gjysmë rrugë, na janë dashur 25 minuta që ne të arrijmë në Rrugën e Elbasanit. Shumë prej shoferëve fikën dhe makinat. Jashtë kamerave ata shprehen të irrituar nga pritja e gjatë.

Është i vetmi aks në kryeqytet ku konstatuam një numër të madh efektivësh të policisë rrugore. Por pavarësisht angazhimit, ata nuk kanë mundur të shmangin trafikun.

Thuajse çdo fundvit, qytetarët e Tiranës hasin me trafikun e rënduar. Ardhja e emigrantëve por edhe blerjet për festat, janë shkaqet kryesor të kësaj situate./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!