Pamje te tilla jane te zakonshme ne rruget e Lezhes gjate veres.
Fluksi i larte i mjeteve drejt zonave turistike krijon trafik te renduar ne qytet.
Per te shmangur radhet e pritjet policia e Lezhes këshillon drejtuesit e mjeteve qe te lëvizin ne akset dytesore.
Gjate sezonin masat e policise do te shtohen.
Valmir Nikolli Shef Sektori i Policise Vendore ne qarkun e Lezhes thote se do te kete monitorim me dron e makina inteligjente.
Nen monitorimin e efektiveve te policise rrugore do te jene kryesisht kryqëzimet.