Policia në Filipine në Manila ka shpëtuar më shumë se 1000 aziatikë, përfshirë Singaporianë, viktima të trafikimit të qenieve njerëzore.
Këtë e bëri të ditur policia e Singaporit, duke specifikuar se viktimat kishin pranuar punë të postuara në Facebook për të punuar në Filipine si “asistentë të lojërave online” për një kazino.
Shqetësimi ndërkombëtar është rritur mbi mashtrimet e internetit në rajonin e Azisë-Paqësorit, të drejtuara shpesh nga viktima të trafikimit të mashtruara ose të detyruara për të promovuar investime të rreme në kriptovaluta.
Ndërkohë mediat e huaja shkruajnë se në maj, autoritetet filipinase shpëtuan 1000 njerëz të tjerë nga vende të ndryshme aziatike, të cilët ishin trafikuar në vend, të mbajtur robër dhe të detyruar të kryenin mashtrime në internet./abcnews.al