Trafik droge nga Shqipëria në Itali

schedule11:10 - 19 Dhjetor, 2017

schedule 11:10 - 19 Dhjetor, 2017

Guardia di Finanza e Mesinës ka arrestuar tre persona dhe 6 të tjerë janë vendosur nën arrest shtëpie në zbatim të një urdhri të prokurores Daniela Urbani për një organizatë të dyshuar, që zhvillonte një trafik të gjerë hashashi dhe kokaine mes Shqipërisë, Puglias dhe Messinas. Operacioni u iniciua pas konfiskimit të 5 kg hashash dhe 50 gram kokainë nga policia e Messinës.

Hetimet, të koordinuara nga prokurorët në Messina, kanë rindërtuar udhëtimet e bëra për të blerë drogë dhe kanë identifikuar një grup nga Messina të drejtuar nga tre vëllezër, një grua, e cila ishte në krye të trafikut dhe dy burra. Grupi planifikonte me furnizuesit puliezë dhe shqiptarë udhëtimet me ndihmën e korrierëve besnikë, të cilët shfrytëzonin anijet (prandaj operacioni  u quajt Shuttle) i linjës së autobusit Pulia- Sicili, që transportonte drogë nga kryeqyteti i Pulias në Messina. Qarkullimi i parave vlerësohet në rreth gjysmë milioni euro./abcnews.al