Mediat italiane, bujë operacionit “Los Blancos” ndaj shqiptarëve: Kapen miliona euro dhe tonelata me kokainë

schedule10:25 - 17 Shtator, 2020

schedule 10:25 - 17 Shtator, 2020

Mediat italiane kanë raportuar aksionin anti-drogë të finalizuar në Vlorë, pas koordinimit të disa shteteve ku ishte shtrirë trafiku i drogës që vinte nga Ekuadori dhe trafikohej në Shqipëri, Itali, Spanjë, Holandë dhe Dubai.

Sipas Tg Com 24 nga operacioni janë vënë në pranga dhjetëra persona dhe janë sekuestruar tonelata me kokainë si dhe miliona euro, në kuadër të grupit të krijuar nga shqiptarët, të specializuar në trafikun e drogës në nivel kontinental.

Në operacion janë përfshirë Eurojust, Europol, Anti-Mafia dhe Drejtoria Qëndrore e Policisë Kriminale.

Gjatë aksionit në Vlorë u arrestuan tre persona të cilët dyshohen se janë pjesë e grupit të Dritan Rexhepit i cili ndodhet pas hekurave në një burg të Ekuadorit. /m.v. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!