Drejtoria e Hetimit Antimafia në Itali ka ekzekutuar 19 urdhra burgimi të lëshuara nga Prokuroria e Barit pas një operacioni kundër një organizate që trafikonte drogë nga Shqipëria drejt Italisë.
Ata janë dënuar deri në 11 vjet e 6 muaj burg për trafik ndërkombëtar droge. Miratimi për ekzekutimin e urdhrave erdhi pas vendimit të Gjykatës së Lartë më 14 dhjetor, sipas mediave vendase.
Masat u ndërmorën në kuadër të operacionit të koduar “Kulmi”, i kryer në bashkëpunim mes drejtorisë së antimafias italiane, SPAK dhe Eurojust, të cilat bënë të mundur çmontimin e një organizate të fuqishme kriminale transnacionale të trafikantëve të drogës që vepronte kryesisht në zonën e Barit.
Më parë janë arrestuar 27 persona dhe janë sekuestruar afro 3.3 ton drogë, kokainë, kanabis dhe heroinë./abcnews.al