U arrestuan në përpjekje për të kontrabanduar drogë me vlerë 6 milion euro. Një nga të arrestuarit mohon çdo përfshirje në trafik.
“Mendova se po kontrabandonim cigare. E bëra sepse më duheshin paratë për një të afërmin tim që ka probleme shëndetësore ”.
Në deponimin për hetuesin, një nga të arrestuarit që u gjet nga Rojet Bregdetare të transportonte drogë me vlerë 6.000.000 euro nga Greqia në Turqi dy javë më parë, ka deklaruar se ai nuk e dinte se transportonte drogë.
Mediat greke kanë zbuluar më tepër detaje në lidhje me deklaratat njërit prej të pandehurve, i arrestuar dy javë më parë në një anije në të cilën u kap lëndë narkotike.
“Unë hyra në konflikt me kapitenin kur kuptova që po transportonim hashash. Isha mjaft e frikësuar. Unë nuk kisha asnjë lidhje me transportin e drogës,” tha një nga të akuzuarit.
Si u zhvillua ngjarja?
Në mëngjesin e 8 tetorit, një anije patrullimi e Gythio lokalizoi një skaf me tre pasagjerë që mbante një ngarkesë të mbuluar dhe lëvizte me shpejtësi të lartë.
Anija e Marinës Greke u përpoq të ndalonte mjetin por piloti i skafit shtoi shpejtësinë dhe shmangu bllokimin.
Të gjithë autoritetet u vunë me njëherë në lëvizje për të gjetur skafin e dyshimtë. Oficerët e portit konsideruan që nga fillimi se mjeti lundrues kishte gjasa se po transportonte drogë ose cigare kontrabandë.
Më në fund, mjeti u gjet disa ditë më parë, gjysmë i zhytur, ndërsa prokurorët që vlerësuan provat dyshojnë se autorët ose e kanë lënë drogën diku, ose e kanë transportuar në ndonjë mënyrë tjetër.
Në një varkë gjysmë të zhytur siç mund ta shihni në fotot e publikuara nga protothema.gr, kishte kuti me karburant.
Gjatë hetimeve që pasuan, oficerët e Prokurorisë dhe Kontrabandës së Drogës, në bashkëpunim me zyrtarët e autoriteteve të saj lokale, arritën të gjenin drogën në një plazh të izoluar dhe shkëmbor e cila kishte një sasi prej 20 çanta dhe tetë pako që tejkalonin peshën e një ton.
Autorët ishin përpjekur ta fshihnin drogën në plazhin e largët ndërkohë që u pikas nga një anije e Rojës Bregdetare e cila më pas u afrua dhe ushtroi kontroll.
Oficerët dhe Prokurorët e Kontrabandës së Drogës pas hetimeve ia dolën më në fund të identifikonin një prej tre pasagjerëve të skafit.
Deklaratat e avokatit
“Klienti im A. V. me origjinë shqiptare është vetëm 26 vjeç, ai pranon vetëm akuzën e hyrjes ilegale në vend dhe mohon kategorikisht çdo përfshirje në mbajtjen dhe transportimin e drogës. “Ai mendoi se varka po kontrabandonte cigare nga Shqipëria dhe sapo e kuptoi se ishte drogë, ai u përplas me kapitenin dhe së bashku me të akuzuarin e tretë ata u larguan menjëherë të frikësuar derisa u arrestuan “, tha ai.
“Ai është i pafajshëm dhe nuk do të pranonte kurrë ndonjë bashkëpunim në një krim kaq të rëndë dhe të pamoralshëm. Ai është një fëmijë i varfër dhe ka probleme serioze shëndetësore me një të afërm të ngushtë dhe ai pranoi të kryente kontrabandën e cigareve për të paguar kujdesin mjekësor”, deklaruan avokatët.
n.d./abcnews.al