Dy persona, 16 dhe 23 vjeç, kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, 23 vjeç, pasi trafikonin lëndë narkotike nga SHBA drejt Shqipërisë duke përdorur shërbimin postar.
23 vjeçari i arrestuar Gledis Dikellari bashkë me dy të tjerët trafikonin lëndë narkotike me përqindje të lartë THC. U sekuestruan 5 kg cannabis sativa me përqindje të lartë THC me vlerë 90 000 euro, 5 aparate celulare, 8000 euro dhe shuma të tjera parash.
Operacioni u krye në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Doganor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, në drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë./abcnews.al