Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Trafik droge dhe pjesëmarrje në grupe kriminale/ GJKKO dënon me 10 vite burg Robert Myftarin

schedule16:43 - 17 Tetor, 2025

schedule 16:43 - 17 Tetor, 2025

Prokuroria e Posaccme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka dhënë vendimin lidhur me Robert Myftarin.

Ky I fundit ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe u arrestua nga policia në Rinas muajin shtator të këtij viti. Ndaj tij rëndojnë akuzat e Trafikimit të lëndëve narkotike, pjesëmarrje në grup kriminal, kryerja e veprave penale nga organizata kriminale.

Trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Albert Meça, Luljeta Kole dhe Gentian Marku vendosi deklarimin fajtor të të pandehurit Robert Myftari dhe dënimin e tij me 10 vjet burgim.



52-vjeçari Myftari është hetuar në kuadër të një procedimi penal nga SPAK ku nga hetimet ka rezultuar si i përfshirë në bashkëpunim dhe me shtetas të tjerë, në trafikimin e sasive të konsiderueshme të Cannabis Sativës nga Shqipëria në drejtim të vendeve të BE-së, në periudhën 2016-2018.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!