Tradita vazhdon, historia e 26 vjeçarit që zien rakinë e tërë fshatit

schedule15:29 - 5 Shkurt, 2022

schedule 15:29 - 5 Shkurt, 2022

Ky 26 vjeçar nga Rrëmenji i Pogradecit prodhon rakinë e tërë fshatit në punishten e trashëguar nga i gjyshi.

Muhamed Dervishllari pret çdo mëngjes bashkëfshatarët e tij që sjellin butet me bërsitë e rrushit.

“Ja u ziej fshatarëve që e marrin për në shtëpi ose e shesin. E kam mësuar nga gjyshi dhe babi. Ziejmë 5 a 6 bidona, nisim në 6 të mëngjesit dhe mbaron në 8. Do durim”.

Zierja e rakisë kërkon që kazani dhe llullat të jenë sa më sterile. Procesi i parë është hedhja e bërsive në kazan. Më pas kazani izolohet.

“Është brumë i bërë me hi që të zihet kazani që të mos dalë avulli. Hi, më mirë se hiqet më lehtë nga kazani se po ta bëjmë me miell hiqet më me vështirësi. Bëjmë zjarrin fillon të ngrohet dhe merr valë. Kur merr valë bëhet avull. Avulli kalon nëpër tub dhe shkon tek sistemi i ftohjes. Avulli kthehet në raki. Ky proces zgjat rreth 4 orë e gjysmë”.

Kur bërsitë janë shumë të thata Muhameti i hedh ujë.

“I hedhim pak ujë se bërsia ishte e thatë nuk kishte ujë. Kjo bëhet që të mos ngjitet”.

Për të kuptuar nëse rakia është gati bëhet kjo provë.

“Nëse ka alkool në prepirë e derdhim këtu, kur nuk merr më flakë atëherë aty s’ka më alkool. Do të thotë që rakia është gati. Kjo është rakia 21 gradë siç e duan njerëzit”.

Bashkë me të atin punojnë nga mëngjesi në darkë për 3 muaj dhe fitojnë rreth 2 mijë lekë në ditë. Një pjesë të parave i kursejnë për tu ushqyer gjatë muajve të tjerë./abcnews.al