Tradita e çiftelisë brez pas brezi në Kukës, 13-vjeçari: Më mirë të mësoj çiftelinë sesa të rri në telefon

schedule16:20 - 14 Maj, 2022

schedule 16:20 - 14 Maj, 2022

Marjel Bulica nga Kukësi, po rritet në një familje ku nuk mungojnë tingujt e çiftelisë.

Gjyshi i tij i bie kësaj vegle muzikore dhe 9 vjeçari dëshiron t’i ngjajë atij. Marjeli pak kohë më parë vendosi të ndjek një kurs për të mësuar çiftelinë.

“Jam në klasën e tretë dhe vij të mësoj çiftelinë se e kam trashëgimi  nga gjyshi se dhe ai i bie. E dua shumë çiftelinë”, thotë vogëlushi.

I ati i Marjelit, Asllan Bulica nuk e mësoi dot çiftelinë nga i ati, por të birin e mbështet dhe e shoqëron tre herë në javë në kurs.

“Fillimisht unë mendova ta sjell këtu. Më pas filloi ti pëlqejë. Në këto kohë që po jetojmë është e vështirë për një fëmijët se kanë dalë pajisje teknologjike. Është më mirë ti aktivizojmë fëmijët nëpër kurse që të largohen pak nga telefonat”, thotë babai i Marjelit.

Kursin e çiftelisë në qendrën kulturore të Kukësi e ndjekin 12 fëmijë.

13 vjeçari Anri Qinami për herë të parë i ka rënë çiftelisë kur ishte 9 vjeç.

“Unë kam pasion për ti rënë çiftelisë se dhe të parët e fisit tim I kanë rënë. Po I kushton shumë vëmendje nuk është e vështirë ta mësosh. Është më mirë të hyjsh në kurs se të rimë me telefon”, thotë Anri.

Jonart Omuri është një tjetër fëmijë që nuk mungon asnjëherë në kursin e çiftelisë.

“Është dëshira ime që ta mësoj. Për ditëlindje apo festë ulemi dhe i biem. Më pëlqen muzika që bëj me të”, thotë Jonarti.

Nota La është nota mesatare.

Fëmijët dëgjojmë me kureshtje këshillat e profesor, Ferid Didës që është një ndër rapsodët më të njohur në Kukës. Mësues Feridi tregon se kohët e fundit është rritur numri i fëmijëve që dëshirojnë të mbajnë gjallë traditën.

“Çdo këngëtar që është bërë me emër që nga Gëzim Nika apo Ilir Shaqir,  i kanë rënë çiftelisë. Po si re çiftelisë nuk bëhesh këngëtar. Lënda e parë e këngës është çiftelia. Këta fëmijë që kanë ardhur e kanë dashur çiftelinë kur kanë ardhur kanë qenë tek A-ja. Disa e kanë kapur shumë mirë dhe e kanë me merak. Ka interes dhe nga fëmijë që jetojnë në fshatra të largët”, shprehet mësuesi.

Këto ditë të vegjlit po ushtrohen më shumë pasi po përgatiten për një koncert./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!