Tradhtuan me teatrin? Patozi: Është e padrejtë t’i kërkosh llogari opozitës pse nuk e mbrojti

schedule17:36 - 21 Maj, 2020

schedule 17:36 - 21 Maj, 2020

Në studion e Abc News, kreu i Bindjes Demokratike Astrit Patozi ka komentuar shembjen e Teatrit Kombëtar. Patozi tha se aksioni për prishjen e teatrit u mor në një kohë të papërshtatshme ku qeveria u kishte kërkuar qytetarëve të qëndronin të izoluar në shtëpi.

Aksioni për prishjen e godinës u mor në ditët ku vetë qeveria u ka kërkuar qytetarëve të qendrojnë të izoluar. I gjithë aksioni është për tu përçmuar, për ta goditur teatrin në një ditë të papërshtatshme”, deklaroi ai.

Patozi u pyet më tej nga Endri Xhafo për atë që është komentuar më së shumti nëse kishte PD dhe opozita informacion për shembjen e TK dhe nëse pati tradhti nga ana e tyre.

Sipas Patozit në këtë situatë nuk mund ti kërkohet llogari opozitës dhe nuk ka asnjë provë që PD nuk e mbrojti godinën. Mirëpo, ai thekson se opozita në fakt nuk duhet të kishte dalë garant.

“Unë besoj që është e padrejtë madje diabolike, që ditën që dikush vodhi lopën ti kërkojnë llogari atij që se ruajti se atij që e vodhi. Kjo është e padrejtë. Unë nuk kam asnjë provë, që PD nuk donte ta mbronte teatrin. Por nga ana tjetër unë nuk mund të mos shpreh kundërshtim për mënyrën si PD iu qasën kësaj çështje. E keqja është që opozita jonë apo ajo pjesë e opozitës që e mori përsipër nuk ka arsye se pse ti dalë garant një gjë që nuk është detyrim. Opozita nuk ka policë, nuk është gardiane dhe nuk ka pse thotë do kalojë mbi trupat e mi. Nuk mund ti kërkohet opozitës pse nuk mbrojtje godinën e teatrit kur nuk mbrojti zgjedhjet. Në rast se opozita nuk mbron dot çështjen e vet si mundtë mbrojë TK që është një gjë minore me gjithë respektin që kam”, u shpreh Patozi.

Po ashtu ai komentoi edhe qëndrimet e Presidentit Ilir Meta në këtë çështje, të cilin e cilësoi si opozitar të thekur.

“Investim normal të një opozitari të thekur. Presidenti nuk e fsheh që është një opozita. Një njeri i afishuar pa asnjë dorezë. Unë besoj që edhe vetë mazhoranca e kanë kapërcyer atë çështjen shkarkimit, edhe mazhoranca është e qartë, por edhe vetë Meta e ka mbledhur mendjen që nuk ka për të ndodhur. Edhe mazhoranca nuk ka dashur asnjëherë ta shkarkojë Metën. Të gjitha përpjekjet e Metës janë për të treguar që mbetet një faktor i rëndësishëm politik”, deklaroi Patozi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!