Tradhtia e Pique: Shakira përfundon në spital

schedule09:50 - 4 Qershor, 2022

schedule 09:50 - 4 Qershor, 2022

Një burim i huaj po qarkullon në internet, i cili shpjegon se Shakira është shtruar në spitalin e barcelonës me një krizë ankthi.

Lajmi erdhi menjëherë pasi filluan të qarkullonin thashethemet se Gerard Pique dhe ylli i muzikës pop ishin në prag të divorcit, ku shumë shkrime flisnin për një person të tretë mes tyre.

Sipas revistës “Hola!”, që citohet edhe nga “Marca”, këngëtarja kolumbiane mësohet se ka pësuar stres dhe kriza ankthi, ndërsa ngjarja dyshohet se ka ndodhur më 28 maj, pra pas kthimit të Shakirës nga Festivali i Kanës. Megjithatë, “Hola” ka publikuar një foto të një ambulance, e cila sipas lajmit është ai mjet i cili ka transportuar Shakirën në spital.

Informacionet nga i njëjti burim bëjnë të ditur se këngëtarja shoqërohej nga lojtari i Barcelonës, Pique ku gjithashtu bashkë me familjarët e saj.

Tradhtia e përfolur e Pique është nxjerrë në dritë nga “El Periodico” dhe gjithçka tregon se përmasat e çështjes ndoshta e kanë dëmtuar psikologjikisht Shakirën. Një nga raportimet e fundit thotë se Pique e ka tradhtuar me një 20-vjeçare.

Revista “Cuore” foli për një bukuroshe bjonde e cila studion dhe punon si recepsioniste në klube nate dhe në ambiente eventesh.

Shumë njerëz flasin për miqësinë e thjeshtë të Pique me vajzën në fjalë, por ata i kanë parë shumë herë bashkë dhe është e vështirë të besohet se ata janë thjesht miq.

Pique dhe Shakira nuk jetojnë më bashkë dhe këngëtarja kolumbiane ka marrë me vete të dy fëmijët e tyre. Sipas gazetares Laura Fa, Shakira ka vendosur të divorcohet./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!