Në komunikimet mes Zarkës dhe avokatit Radovan Çela janë zbardhur biseda për ndërhyrje tek njerëzit e drejtësisë në lidhje me mbylljen e hetimeve për një prej fraksioneve të dosjes Toyota Yaris.
Po kështu, SPAK ka veçuar hetimet dhe po kryen verifikime mbi rolin e disa prokurorëve dhe gjyqtarëve që përmenden nga personat e pandehur se përmes korrupsionit kanë ndikuar në dosjen Toyota Yaris.