“Toyota Yaris”/ SPAK mbyll hetimet për ish prokurorin e Vlorës Aurel Zarka, çon dosjen për gjykim

schedule12:00 - 18 Dhjetor, 2024

schedule 12:00 - 18 Dhjetor, 2024

SPAK ka mbyllur hetimet për ish kryeprokurorin e Vlorës Aurel Zarka, i arrestuar për korrupsion dhe ushtrim ndikimi dhe tashmë ka dorëzuar kërkesë në gjykatë për kalimin e dosjes për gjykim.

Pak ditë më parë, Prokuroria e Posaçme i ka komunikuar të njëjtat akuza përmes avokatit mbrojtës edhe ish-oficeres së krimeve të rënda Erjona Daupaj, e cila ndodhet në kërkim. Akuza iu komunikua edhe avokatit Radovan Çela për korrupsion aktiv.

Aurel Zarka u arrestua në Korrik të këtij viti pas transkiptimit të komunikimeve në aplikacionin Sky ECC dhe EncroChat. Ai akuzohet se ka ndërhyrë duke ndikuar në zbutjen e pozitës penale për të akuzuarit e dosjes së famshme, ku në vitin 2018, në një makinë Toyota Yaris që hynte në portin e Durrësit, u gjetën 3.4 milionë euro./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!