“Toyota Yaris”/ Emra politikanësh në qershor? Artan Hoxha: Patjetër, kanë mësuar shqip, e kanë seriozisht

schedule14:20 - 24 Maj, 2022

schedule 14:20 - 24 Maj, 2022

Gazetari Artan Hoxha i ftuar në emisionin “ABC Live” është ndalur edhe tek çështja e “Toyota Yaris”. Ai ka treguar detaje lidhur me hetimet në Belgjikë, duke theksuar se ndryshe nga sa ka bërë Shqipëria, në Belgjik hetimet vijojnë intensivisht. Hoxha ka shtuar se hetuesit kanë zbardhur edhe deklarata të ndryshme të bërë në ABC apo televizione të tjera të ndryshme.

“Kanë marrë informacione edhe nga mediat. Edhe nga televizioni jonë edhe nga televizionet e tjera. Madje edhe nga portalet kanë marrë se çfarë është folur. Nuk e dija që jemi kaq të rëndësishëm për ta. Unë u thash që personat që keni hetuar ju janë persona që kanë bërë transportin por jo ata që kanë trafikuar. Reagimi I belgëve është se si është e mundur që persona të arrestuar në Belgjikë kanë pajtuar studio ligjore shumë të mira më të mirat. Nuk është kaq e thjeshtë sa e shohim në  Shqipëri.” tha Hoxha.

Fillimisht u pretendua se një biznesmen gjerman ka ardhur në Shqipëri në mars të vitit 2019 dhe ka kërkuar në Prokurori të marrë mbrapsht paratë duke pretenduar se janë të tij. Por sipas Artan Hoxhës ai nuk ka mbërritur kur në vendin tonë.

“Shtetasi gjerman nuk ka shkelur kurrë në Shqipëri. Është fabul sa për të lejuar kthimin e parave mbrapsht. Deri këtu ka shkuar hetimi. Kemi deklarata në mediat tona të zbardhura të gjitha.” u shpreh Hoxha.

Hoxha ka theksuar se oficerët federal në Belgjikë kishin mësuar shqipen, kaq thellë u kishin shkuar hetimeve.

 “Kishte oficer federal që flisnin shqip. Kishin marrë përkthyes por duhet të kuptonin shqip. Ata flisnin shqip. Dhe kanë hetuar në Durrës, Elbasan apo Shkodër. Dhe e kanë kuptuar se nuk gjejnë dot pa ardhur këtu për të hetuar dhe këtë gjë po e bëjnë.” shtoi Hoxha.

“Një deklaratë që është bërë nga një politikan është zbardhur dhe kanë nisur hetimet se si ai e ka mësuar. Pra duan të shkojnë tek burimi.”

“Do i kemi më shpesh belgët këtu. Shqiptarët kanë filluar të bëjnë vrasje në nivele të larta në Belgjikë. Në struktura kriminale. Është e qartë për ta se duhet të vijnë këtu dhe të krijojnë baza informacioni.”

Por a do kemi emra politikanësh në qershor nga hetuesit belg? Sipas Artan Hoxhës padiskutim që do ketë elementë të politikës shqiptare në hetimet belge.

“Është një prokuror shumë i njohur atje. Pa diskutim që do dalin element të politikës shqiptare. Për disa detaje. Po jap një element. Mendonin se me këto para ishin sponsorizuar fushata politike dhe politikanë të veçante. Nëpërmjet këtyre sponsorizimeve,  këto personazhe nga bota e krimit kanë përfituar paprekshmëri dhe imunitet. Hetimi të dështojë ndaj tyre. Shumë prova të prishen. Të mos ketë hetim shterrues. Dhe kjo mund të veçohet nëse gjejnë element për të vijuar më tej.” tha Hoxha.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!