“Toyota Auris”, Hoxha: Belgët të pakënaqur me Bashën, deklarata të ndryshme nga viti 2019

schedule20:08 - 16 Shkurt, 2022

schedule 20:08 - 16 Shkurt, 2022

Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje të reja lidhur me dëshminë e dhënë nga Lulzim Basha për prokurorët belgë. Në studion e Radar Inforamativ, Hoxha, i cili gjithashtu u thirr nga belgët për mesazhin e publikuar që i ka mbërritur Bashës dhe zyrtarëve të policisë, tha se kryetari i PD ka dhënë dëshmi të ndryshme.

Sipas gazetarit Basha këtë herë ka deklaruar ndryshe nga viti 2019. Hoxha thekson se ajo që e komplikon Bashën është fakti se ka thënë se për “Toyota Auris” është informuar nga një emigrant shqiptar, por kjo nuk është e vërtetë. Gazetari tha gjithashtu se prokurorët belgë kanë mbetur këtë herë të pakënaqur me dëshminë e kryetarit të opozitës.

“Kam pasur një kontakt me belgët pasi kam publikuar një mesazh. Basha deri tani nuk ka thënë që e ka marrë nga agjenci të zbatimit të ligjit. Është vënë në siklet sepse ka thënë që e ka marrë informacion nga shqiptarë emigrantë. Nuk ka emigrant që e di këtë. Pra këtë harrojeni që e dinte njeri kaq kollaj. Në Shqipëri mund të hyjnë çdo ditë ngarkesa të tilla.

I është dërguar një mesazh ku u thuhet ai tekst që po vjen një karrotrec. Ky informacion, personi që e dërgon thotë që jam punonjës i shërbimit informativ. Ky mesazh në datën 22 Basha del dhe thotë pak a shumë të njëjtën gjë në parlament, por ia çon Ballën dhe grupeve të Elbasanit. Bën autogol sepse nuk ishin ata. Ai krijon problemin për Bashën, jurist të dalë dhe të deklarojë një mesazh të tillë publikisht sepse ka vënë në alarm ata që po bëjnë transportin.

Basha e thotë këtë në Parlament. Në datën 24, dy ditë pas deklaratës së Bashës kapet karrotreci u gjenden dy makina. Karrotreci ishte planifikuar të vinte nga Ankona, dhe ka zbritur në Bari. Pse erdhi nga Bari? Duhet verifikuar. Mendoj që Basha ka kujtuar që nuk do të kapen. Ata dyshojnë që një ngarkesë shumë më e madhe se 3.4 ka kaluar. Është një gjë krejt normale që strukturat e krimit e përdorin. Unë nuk e besoj, por belgët e kanë këtë në kokë. Atyre iu duket e pabeseushme që një politikan të thotë. Kur erdhën këtë radhë Basha tha se u qëndroj atyre që u kam thënë. Ata thanë stop. Unë di që ata po e ndjekin këtë gjë.

Sa panë mesazhin, mendojnë se po shkojnë te burimi. Në Shqipëri thuhet se ka qenë operacion ndërkombëtar dhe Basha dekonspiroi. Jo nuk ka qenë operacion ndërkombëtar”,

“Kanë ngelur këtë herë të pakënaqur nga dëshmia e Bashës. Ata nuk e dinë që politikanët në Shqipëri i ndryshojnë deklaratat. Fati i keq i ka rënë Bashës”, theksoi gazetari. tha ai.

Hoxha zbuloi po ashtu se autoritetet belge kishin planifikuar ta merrnin në pyetje më 17 dhjetor Bashën, por u është kërkuar ta shtynin pasi do të ndikonin në një situatë politike, pasi në 18 Dhjetor mbahej Kuvendi Kombëtar.

Është e vërtetë që autoritet kishin planifikuar marrjen në pyetje të Bashës në 17 dhjetor është anuluar sepse nëse vini në këtë datë se do të ndikoni në një situatë politike dhe erdhën atë ditë që votohej për vettingun”, tha gazetari.

g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!