Totti: Itali e bukur, po zbavitemi. Viti i duhur për të fituar Europianin

schedule18:59 - 24 Qershor, 2021

schedule 18:59 - 24 Qershor, 2021

Përveç elozheve për Jose Mourinhon, të cilin e cilëson si trajnerin më të mirë në botë, Francesco Totti ndalet edhe te kombëtarja italiane në prononcimin e fundit.

Fanellën e kaltër e ka veshur 58 herë dhe numëron 9 gola. Mrekullia ndodhi në vitin 2006, kur Totti dhe shokët e tij “pushtuan” botën duke fituar Botërorin e Gjermanisë.

Legjenda e Romës vlerëson shumë skuadrën që ka krijuar Roberto Mancini dhe e ndjen që ky është viti i duhur që kombëtarja azzurre të fitojë Europianin, që mungon në Romë prej 53 vitesh.

Deri më tani, gjërat po shkojnë në drejtimin e duhur. Nuk themi gjë që të mos marrim veten në sysh, por jemi të bashkuar si skuadër, kjo Itali po bashkon të gjithë vendin.

 

Duke festuar një nga golat në Euro 2020

Na mungon prej shumë kohësh një Europian, e ndjej që ky është viti i duhur për ta fituar sërish. Kombëtarja mund të shkojë larg, pasi po luan një futboll të bukur, të gjithë po argëtohemi.

Të gjithë lojtarët kanë pasion dhe dëshirë për fitore. Mancini nuk ka nevojë për këshilla, po e bën në mënyrë perfekte punën e tij, ndërsa ‘shokëve’ u them të vazhdojnë kështu.

Rivalët? Ndeshjet fillojnë e bëhen të rrezikshme tani. Mund të ndodhë gjithçka, ka shumë skuadra të forta, por nuk ka të pamposhtura. Franca është kandidatja kryesore, por e pamë sa vuajti përballë Portugalisë“, thekson Francesco Totti. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!