Totti e pranon: Roma më drithëron ende, sezoni do të përfundojë

schedule11:59 - 31 Mars, 2020

schedule 11:59 - 31 Mars, 2020

Legjenda e Romës, Francescko Totti, është rikhtyer të flasë për ekipin e tij. Në një video live në “Instagramin” me ish-shokun e tij te Roma, Luca Toni, Totti tregon sërish dashurinë e tij për ekipin kryeqytetas si dhe për situatën e vështirë që po kalon Italia.

“Nuk mendoj se ky sezon do të anulohet. Do të përfundojë, por do të jetë një rrëmujë e vërtetë. FIFA dhe FIGC duhet të jenë më të qarta, por dhe situata që po kalojmë nuk është e lehtë”, i përgjigjet Totti pyetjes së ish-sulmuesit.

“Sapo përmende Romën m’u në mishi kokrra kokrra. Nëse më lajmërojnë për të luajtur sërish, do të isha shumë i lumtur. Tashmë kam filluar kursin për trajner, por është pak e vështirë”, tregon Totti.

Luca Toni e pyet se nëse pronarët i ofrojnë atij aksionet e klubit, a do t’i blinte “Perandori” ato. “Shiko, tani ato vlejnë më pak”, përgjigjet Totti duke buzëqeshur. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!