Tottenham ka zyrtarizuar ditën e sotme transferimin e portierit të Southampton. Bëhet fjalë për Fraser Forster, i cili do të duelojë tashmë me Hugo Lloris për një vend titullari te “Spursat”.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një komunikate zyrtare për shtyp. Ai ka firmosur një kontratë që do ta mbajë lidhur me Tottenhamin të paktën për dy vite.
Një afrim ky që tregon edhe njëherë faktin se portieri Gollini nuk ka bindur në Londër. Ai do të rikthehet në Itali tek Atalanta për të vendosur më pas se çfarë do të bëjë për të ardhmen e tij.
✍️ We are delighted to announce the signing of Fraser Forster.
Welcome to Spurs, Fraser! ?
— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) June 8, 2022
/f.a/abcnews.al