Tottenham synon sulmuesin e Interit

schedule16:28 - 20 Tetor, 2022

schedule 16:28 - 20 Tetor, 2022

Tottenham dëshiron të nënshkruajë një kontratë të re me trajnerin Antonio Conte. Italiani, siç është raportuar tashmë, do të kërkojë investime nga klubi në merkato, pasi beson se Spurs duhet të forcohen për të luftuar për titullin.

Për të kënaqur Conten, Tottenham mund të nënshkruajë Lautaro Martinez nga Interi. Lajmi bëhet i ditur nga Inter Live.

Antonio Conte e njeh shumë mirë Lautaro Martinezin, sepse së fundmi ka punuar në Inter. Argjentinasi mund të jetë lojtari që do të shtojë përforcojë sulmin e Spurs.

Ekspertët e portalit transfermarkt vlerësojnë 25-vjeçarin Lautaro Martinez në 75 milionë euro. /G.D abcnews.al/