Po fillon të përflitet se cili do të jetë trajneri i cili do të marrë vendin e Contes dhe sipas “Guardian”, Tuchel dhe Pochettino janë dy emrat e preferuar nga drejtuesit e klubit anglez.
Peshorja anon te ndarja e klubit me Conten në fund të sezonit, pasi kontrata i skadon, por edhe eliminimi nga Champions League ka ndikuar shumë dhe madje vendi në ligë.
Tottenham do të ndeshet në fundjavë ndaj Nottinham Forest dhe nëse “Spurs” nuk marrin një fitore, barazimi dhe humbja do të bënte me shumë gjasa që Conte të linte stolin e klubit menjëherë./ h.ll/abcnews.al